Connect with us

BOTË

Tjetër tragjedi në det, mbyten 60 emigrantë

Published

on

Të paktën 60 persona raportohet të kenë humbur jetën pas mbytjes së një varke që transportonte emigrantë në brigjet e Kepit të Gjelbër, në Afrikën Perëndimore.

Organizata Botërore për Emigracionin bën me dije se 38 persona të tjerë u shpëtuan në det, mes të cilëve kishte gra dhe fëmijë të mitur.

Paraprakisht vlerësohet se në varkë udhëtonin mbi 100 persona, pjesa më e madhe e të cilëve ishin nga Senegali dhe Sierra Leone.

Varka e mbytur prej druri u pikas nga një anije peshkimi spanolle pranë ishullit të Sal, e cila vuri në alarm autoritetet. Më vonë erdhi dhe një reagim nga ministria e Jashtme në Senegal e cila bëri me dije se varka me 101 emigrantë u nis nga vendi më 10 korrik./A2

Continue Reading