Tërmetet e njëpasnjëshme që kanë goditur Shqipërinë kanë shkaktuar dëme materiale si dhe viktima.

Deri tani, në orët e pasditë, numri i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 16. Ndërsa, numri i personave që kanë kërkuar ndihmë në spitale ka kaluar 600.

Sipas të dhënave paraprake nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, raportohet se tërmeti ishte me magnitudë 6.3 ballë.

Epiqendra e tërmetit ishte 10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana.

Foto: Besnik Hamiti