Connect with us

KOMUNA

Tymi i Obiliqit depërton mbi re (foto)

Published

on

Sapo zbarkon dimri në territorin e Kosovës, kryeqyteti Prishtina sikur vrapon që menjëherë të fillon marrjen e kryesimit për qytetin më të ndotur.

Ndotja bëhet e padurueshme sidomos në qytet. Djegia e qymyrit, termoelektranat e KEK-ut dhe automjetet kontribuojnë në këtë fatkeqësi.

Se sa ndotës është KEK-u nuk shihet vetëm nga toka, por edhe prej lartë saj. Ditët e fundit retë e shumta në zonën e rrafshit të Kosovës kanë mundësuar fotografi mahnitëse nga aeroplani. Një e tillë është realizuar nga Valon Vataj, të cilën e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

Kjo fotografi sa është e bukur, aq është edhe e keqe.

Continue Reading