Ukraina pretendon se që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë e deri më tani janë vrarë mbi 233 000mijë ushtarë rusë.
Në një deklaratë nga Komanda e Forcave Tokësore thuhet se ”sot është dita e 500-të e luftës”.
“Këto janë 500 ditë të vështira, por janë një simbol i luftës tonë të përjetshme që kemi bërë për lirinë dhe unitetin tonë”, thuhet në deklaratë.
“Që nga fillimi i luftës e deri më tani Janë vrarë mbi 233 000 kriminelë, gjithashtu janë shkatërruar më shumë se 4 000 tanke, rreth 8 000 automjete të blinduara, 4 346 sisteme artilerike, 315 avionë dhe 309 helikopterë, 410 sisteme të mbrojtjes ajrore të armikut, 3 666 mjete ajrore pa pilot, 1 271 raketa lundruese, 6 914 automjete, 619 mjete speciale dhe 18 anije”, thuhet në deklaratë.
Ministria ruse e Mbrojtjes nuk konfirmon të dhënat që Ukraina ka deklaruar lidhur me humbjet e ushtarëve në ushtrinë ruse./atsh/