Connect with us

DREJTËSI

Urdhëri diktatorial i Bahri Nuredinit!

Published

on

Deri kur kështu?!

Të gjitha vendet me demokraci të zhvilluar kërkojnë nga institucionet e tyre që të jenë të hapura në raport me mediet, të kenë qasje në gjitha çështjet që konsiderohen të interesit publik, në Kosovë ndodh e kundërta, me urdhëra u ndalohet gazetarëve kryerja e detyrave të tyre, si në vendet diktatoriale. 

Gazetares Ardiana Thaçi Mehmeti, i është bërë me dije që vet drejtori i agjencisë, Bahri Nuredini ka dhënë urdhër që të ndërpritet komunikimi i këtij institucioni me të.

Për më tepër lexojeni reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK-së):

 Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës reagon ndaj vendimit të drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Navigacionit Ajror për ndërprerje të komunikimit me gazetaren Ardiana Thaçi Mehmeti.
Gazetares Thaçi Mehmeti i është bërë me dije që vet drejtori i agjencisë, Bahri Nuredini ka dhënë urdhër që të ndërpritet komunikimi i këtij institucioni me të. Kjo është bërë e ditur kur gazetarja ka paraqitur së fundmi një kërkesë për qasje në dokumente publike në këtë agjencion dhe i është refuzuar qasja për shkak të vendimit të drejtorit.
Këto veprime të drejtorit të institucionit publik paraqesin shkelje të p

arimeve për respektimin e transparencës dhe shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit për qasje në dokumente publike.

AGK kërkon nga drejtori Bahri Nuredini që ta tërheqë vendimin që ka marrë dhe e inkurajojmë që të krijojë raporte profesionale me mediat, në këtë rast edhe me gazetaren Thaçi Mehmeti.

Asociacioni po ashtu kërkon nga ky institucion dhe të tjerat që të respektojnë Ligjin për Qasje në Dokumente Publike si dhe të jenë të hapura për gazetarët.
Më 24 nëntor 2017, AGK ka reaguar ndaj një fushate shpifëse që po i bëhej gazetares Thaçi Mehmetit nga drejtori i ASHNA-së, Bahri Nuredini të cilit nuk i kishin pëlqyer shkrimet hulumtuese të gazetares.

Nuredini kishte publikuar masivisht vendimin e tij kundër Thaçi Mehmetit duke e publikuar edhe në ekranin që qëndron në hollin kryesor të këtij institucioni. Lajmi linçues ka qëndruar edhe në web faqen e agjencisë për një kohë dhe gazetarja është quajtur me emra të ndryshëm, si ‘dezinformatore’ dhe gazetare që punon për ‘grupe të interesit’.

Ky lajm është larguar nga ekrani dhe web-faqja menjëherë pas reagimit të AGK-së.

Continue Reading