Connect with us

LAJME

Vazhdojnë takimet e nivelit të lartë ndërmjet Shtetit të Izraelit e Kosovës

Published

on

Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, ka takuar Rozeta Hajdarin, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Republikës së Kosovës, e cila këtë javë qëndroi në një vizitë zyrtare në Izrael.

Ambasadorja Ziv e shoqëroi ministren znj. Hajdari në takimet e zhvilluara me Ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë, z. Nir Barkat, kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael-Kosovë, z. Erez Malul, drejtorin e përgjithshëm në Ministrinë e Turizmit, z. Dani Shahar, presidentin e Federatës së Odave të Tregtisë të Izraelit (FICC), z. Uriel Lynn, kryeshefin ekzekutiv të Institutit të Eksportit të Izraelit, znj. Nili Shalev, përfaqësues të kompanive dhe ekspertë të inovacionit.

Ndër të tjera, në këto takime u diskutua për mundësitë për marrëveshje dhe shkëmbime në fushat e tregtisë dhe inovacionit.

Continue Reading