Tash e një jave është zhdukur një burrë në Prishtinë, familjarët po vazhdojnë të kërkojnë ndihmë.
Më datë 3 maj, është zhdukur Nezir Osmani 60 vjecarë dhe ende nuk dihet për fatin e tij.
Ai është banorë nga lagjja “Kodra e Trimave” të Prishtinës, ku për herë të fundit është parë më datë 3 maj dhe që nga ajo ditë nuk dihet ende për fatin e tij.
Familjarët po kërkojnë ndihmë se kushdo që e ka parë të njoftoj në numrin kontaktues 044-219-050 ose Policinë e Kosovës.
Po ashtu edhe policia e Kosovës ka njoftuar se menjëherë kanë ndërmarrë një varg veprimesh si :
-intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,
-kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,
-kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),
-analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj.
Po ashtu me datën 06.05.2023 ka filluar plani për kërkim ku kanë marrë pjesë gjitha organet e specializuara për kërkim shpëtim nga Policia e Kosovës , FSK si dhe Qendra Emergjente e Komunës së Prishtinës./Teleskopi/