Connect with us

LAJME

Vdes babai i zëvendësministrit të infrastrukturës, Hysen Durmishit

Published

on

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe ambientit, Hysen Durmishi ka njoftuar se ka ndërruar jetë babai i tij, Ilaz Durmishi.

Durmishi, në llogarinë e vet në facebook ka ndarë një fotografi të babait të tij dhe ka dhënë detaje për kohën dhe vendin e varrimit.

“Të dashur miq, familjarë e dashamirës, me dhimbje të thellë ju njoftoj se ka ndërruar jetë babai Ilaz Durmishi.

Varrimi i të dashurit tonë bëhet nesër me datë 18 maj 2023 në ora 17:00, në varrezat e fshatit Mushtisht”, ka shkruar zëvendësministri Durmishi.

Continue Reading