Connect with us

BOTË

Vdes në moshën 86-vjeçare ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi

Published

on

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare, raportojnë mediat italiane.

Berlusconi vdiq në spitalin San Rafaele në Milano.

Ish-kryeministri i Italisë u shtrua në spital të premten e kaluar, për të kryer “testet e planifikuara” në lidhje me leuçeminë kronike, nga e cila vuante prej disa kohësh.

Berluskoni u bë për herë të parë kryeministër në vitin 1994 dhe drejtoi katër qeveri deri në vitin 2011.

Continue Reading