Connect with us

LAJME

Vdes një 49-vjeçar si pasojë e një aksidenti në Kishnicë

Published

on

Një 49-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Kishnicë.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Agron Borovci, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës për Prishtinën.

“Rreth orës 09:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Kishnicë”.

“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe si pasojë një person, mashkull, 49 vjeç, ka humbur jetën”.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë Borovci.