Connect with us

LAJME

Vetura bie në Drinin e Bardhë, vdes një person e një tjetër u lëndua

Published

on

Një person ka vdekur dhe një tjetër ka marrë lëndime të rënda, pasi vetura në të cilën gjendeshin kishte rënë në lumin Drini i Bardhë, ka njoftuar policia.

“Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njёsitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Aty kemi kuptuar se njё veturё me targa vendore, ka dalё nga rruga dhe ka rёnё nё lumin ( Drini i bardhё), nga vetura disa qytetarë rasti i kanё nxjerrё dy (2) persona tё lënduar rёndё”, thuhet në njoftimin e Policisë Rajonale të Pejës.

“Nё vendin e ngjarjes kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca aty nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar se njёri nga personat e lënduar ishte pa shenja jete, ndёsa i lënduari ёshtё dёrguar me autoambulancё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor”.

Prokurori ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.