Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se Albin Kurti në opozitë, thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa si Kryeministër po i ndan shqiptarët.
Sipas tij, kjo Qeveri, që hapi kufirin me Serbinë, duhet urgjentisht ta hapë kufirin me Shqipërinë.
Postimi i plotë në Facebook:
Albin Kurti dështoi edhe një herë me Shqipërinë. Në opozitë, thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa si Kryeministër po i ndan shqiptarët. Kjo Qeveri, që hapi kufirin me Serbinë, duhet urgjentisht ta hapë kufirin me Shqipërinë, pa kurrfarë pengese, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Ky maltretim është i papranueshëm