Connect with us

KOSOVË

Veseli: Kosova s’duhet të jetë bllokadë e zgjedhjeve të BE-së

Published

on

Bashkimi Evropian duhet t’i japë mundësinë qytetarëve të Kosovës, të drejtën të cilën u takon atyre për lëvizje të lirë në Bashkimin Evropian.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se Kosova nuk duhet të jetë pjesë e bllokadave të BE-së, ku zgjedhjet në Parlamentin Evropian, ai i quan pengesa për liberalizim.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Veseli kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për proceset të cilat duhet të kalohen deri tek liberalizimi i vizave për zonën Shengen.

“Ne presim që Bashkimi Evropian definitivisht t’ju jep mundësinë qytetarëve të Republikës së Kosovës si gjithë qytetarëve të tjerë atë drejtë të cilën i takon, fakti është se Kosovën tanimë për fat të mirë edhe BE e pranon se teknikisht ka përmbushur të gjitha kriteret”, tha Veseli.

“Nuk është mirë që Kosova të jetë pjesë e një bllokade për shkak të vet-zgjedhjeve të cilat janë në BE, ne presim shumë shpejtë që kjo të ndodh nga BE, por që të jem korrekt po flas për pozicionin të cilin e përfaqësoj unë, të qytetarëve të Kosovës, qytetarëve të vendit tim, kemi të bëjmë pastaj edhe me palën tjetër, këtu duhet të jetë edhe mirëkuptimi i qytetarëve tanë”, u shpreh Veseli

Kreu i Kuvendit, shtoi se kosovarët janë qytetarë evropianë dhe se kriteret për të lëvizur lirshëm në vendet e Bashkimi Evropian i kanë plotësuar më shumë se të gjitha vendet e tjera. Ai është i bindur që BE-ja do të ketë vendim pro lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.

“ BE është duke kaluar në disa faza të cilat nuk janë normale gjatë gjithë ekzistencës të cilën e kam pasur por si do që të jetë ata duhet ta bëjnë këtë, është edhe në interes të tyre edhe në interesin e kredibilitetit dhe të ardhmes së BE-së për ato vlera që i promovojnë, ne jemi qytetarë evropian, ne jemi qytetarë për të ndihmuar, ne kemi përmbushur të gjitha kriteret më shumë se çdo vend tjetër po presim që BE në momentin më të volitshëm ta merr këtë vendimmarrje, sigurt do ta merr”.

“Nuk do të jem unë ai që mund ta them këtë për vet faktin se burokracia evropiane është duke ndryshuar në mënyrë rapide, ta keni parasysh duhet të ndodh dhe jam shumë i sigurt se ka forca brenda BE-së të cilat mendojnë në mënyrë strategjike dhe humane, më mirë se sa forcat që janë destruktive”.

Përndryshe, të enjten Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi, dhe Çështje të Brendshme – LIBE, në Parlamentin Evropian, ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Continue Reading