Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka arritur sot në Kosovë pas intervistimit nga prokurorët e Speciales në Hagë.

Ai në aeroportin e Prishtinës është pritur nga qindra qytetarë, të cilët në momentin e arritjes së Veselit, kanë brohoritur për UÇK-ë.

Veseli  nuk foli gjatë para mediave, por tha se do të jetë krenarë gjithmonë me UÇK-në.

Ai tha se për UÇK-në do të ketë lavdi të përjetshme.

“Sa shumë paqe dhe qetësi për popullin tonë, zoti e mbrojtë Kosovën, lavdi e përjetshme UÇK-së, gjithmonë krenar përjetë”, ka thënë shkurt Veseli.

Ndërkohë nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar Veseli nga Specialja, në cilësi të të dyshuarit apo të dëshmitarit.

Kadri Veseli i cili u ftua nga Gjykata Speciale lidhur me luftën e UÇK-së, nuk ka treguar se a e ka marrë ftesën në cilësinë e dëshmitarit apo personit të dyshuar.

Intervistimi i tij në zyrat e Speciales në Hagë është zhvilluar dje dhe ka zgjatur tri orë.