Connect with us

KOSOVË

Veseli: Pikëlluese vdekja e Arian Dacit

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka shprehur ngushēllime për vdekjen e zëvendësministrit Arian Daci sot në Brezovicë.

Kryeparlamentari Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se lajmi për vdekjen e djalit të Akademik Nexhat Dacit ishte tejet pikëllues.

“Lajm tejet pikëllues vdekja e Zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, në fatkeqësinë e ndodhur sot në Brezovicë. Në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime Akademik Nexhat Dacit dhe familjes së tij për humbjen e birit të tyre”, ka shkruar Veseli.

Continue Reading