Connect with us

LAJME

Vet-plagoset një person në Podujevë

Published

on

Një person në Podujevë është vet-plagosur me armë zjarri, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i dyshuari ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa janë konfiskuar pistoleta me 27 fishekë dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Podujevë 14.08.2023 – 08:00. I dyshuari mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që dyshohet se ishte vet-plagosur. Pistoleta me 27 fishekë dhe një gëzhojë janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.