Një veturë ka goditur një këmbësore të premten në Gjilan ka njoftuar policia..
Sipas tyre rasti ka ndodhur në rrugën “Esat Berisha”, rreth orës 13:10.
“Një i dyshuar i panjohur deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia e godet viktimën femër kosovare- këmbësore (e mitur) dhe largohet në drejtim të panjohur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi”, ka njoftuar policia e Kosovës. /Teleskopi/