Qytetarët e Kosovës që janë me edukim në shëndetësi kanë mundësi për punësim në Gjermani.

Kay Simon, drejtor menaxhues në IPP nga Gjermania, tha se ata pranojnë shumë aplikime punësimi në Gjermani në fushën e mjekësisë.

“Ne ndihmojmë punëkërkuesit dhe pastaj shohim se cili është spitali më i përshtatshëm, ne pranojmë aplikime nga shumë vende të botës”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij është një proces i gjatë deri tek puna. “Çdo teknik medicional që ka kryer shkollën e mesme të mesme të mjekësisë, me rëndësi është të kemi një diplomë”, tha ai.

Autor: RTKlive