Connect with us

LAJME

Vitia: Sistemi Informativ Shëndetësor, hallkë jetike e sistemit shëndetësor

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka diskutuar për kornizën ligjore të shëndetësisë, për trajtimin shëndetësor jashtë vendit, si dhe listën esenciale të barnave.

“Në zbatim të programit legjislativ, Ministria e Shëndetësisë ka arritur të hartojë e t’i finalizojë dy akte ligjore të cilat janë aprovuar tanimë Brenda afateve ligjore, si dhe projektligji për parandalimin dhe  kontrollin e sëmundjeve ngjitëse që është miratuar në lexim të parë në Kuvend”, bëri të ditur ministri Vitia, derisa përmendi edhe një sërë ligjesh të miratuar deri më tani, që ai u shpreh falënderues para Komisionit.

Ministri Vitia foli edhe për sistemin informativ shëndetësor, për të cilin tha se është në fazën finale të studimit të fizibilitetit, që mundëson orientimin strategjik dhe rekomandimin e nevojshëm për zhvillimin e kësaj hallke jetike për reformimin e sistemit shëndetësor.

Tutje ai foli edhe për listën e pritjes të shërbimeve shëndetësore, për të cilën tha se janë arritur rezultate të prekshme në këtë aspekt, sidomos në disa klinika.

Ministri Vitia, gjithashtu, njoftoi për investime në disa klinika, më konkretisht atë të onkologjisë, ku, sipas tij, kapin vlerën mbi 2 milionë euro, por edhe në aspekte të tjera infrastukturore të shëndetësisë./rtk