Connect with us

LAJME

Vjosa Osmani: Do të jem kryeparlamentare e të gjithëve

Published

on

Kryetarja e re e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim para deputetëve në seancën e thirrur për votimin e saj.

Ajo falënderoi të gjithë ata që e votuan dhe premtoi se do të jetë kryetare e të gjithë deputetëve dhe jo e një partie, njofton Klan Kosova.

“Është nder shumë i madh që me besimin tuaj të zgjedhem që të drejtoj Kuvendin e Kosovës, instucionet më të lartë për katër vitet e ardhshme. Natyrisht përkundër faktit që kjo seancë po mbahet në mbrëmje, falënderoj mediat për durimin diplomatik”.

“Falënderimi më i madh i takon secilit qytar të Kosovës që asnjëherë nuk rreshti së besuari se vota e tyre është ajo që do ta sjellë ndryshimin e madh në Republikën tonë”.

“Për kohën dhe sfidat përpara, të jemi një Kuvend që do të mbikëqyrë. Ajo që mund të them është se do ta keni përkrahjen e plotë në detyrat që janë të shenjta sepse vullneti më 6 tetor ka qenë i shenjtë. E kemi për detyrë që fjalët e dhëna t’i jetësojmë dhe t’i çojmë deri në fund. Do t’ia kthejmë dinjitetin Kuvendit edhe për shkak të kualitetit që e shoh në grupet parlamentare”.

“Do ta kemi një opozitë që do të tregojnë bashkëpunim dhe më vjen keq që s’janë këtu. Nuk do të jem një përfaqësuese e një partie, por e secilit prej jush. Respekti i ndërsjellë do të jetë shembulli që do ta japim para qytetarëve. Ju falënderoj të gjithëve. Na priftë e mbara dhe na ndihmoftë Zoti”.

“Nga nesër të punojmë pareshtur për të zgjidhur problemet e shumta sepse për këtë jemi zgjedhur. Falënderoj të gjitha gratë deputete dhe Kollçakun që më propozoi. Tash e tutje duhet të merremi me problemet e të gjitha grave dhe vajzave. Ky Kuvend të jetë shembulli më i mirë edhe i politikëbërjes në Republikën e Kosovës”.

Continue Reading