Connect with us

LAJME

Von Cramon: Është koha që Serbia të vendos mes Perëndimit dhe Rusisë

Published

on

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon, tha se është koha që Serbia të vendos se nga cila anë do të shkoj, me Perëndimin apo me Rusinë.

Von Cramon tha për gazetën britanike “The Guardian” se “sundimi i ligjit, liria e medias, dhe raportet me Kosovën si dhe me Moskën, janë çështjet kyçe”.

Serbia duhet të tregoj se qartas do që t’i bashkohet Bashkimit Evropian. “Koha e qëndrimit në dy karrige, ka marrë fund”, tha Von Cramon./rtk