Një polic dhe një grabitës kanë mbetur të vrarë të enjten pasdite në qendër të Istogut. Por, bazuar në pamjet që janë përhapur në rrjetet sociale, aty ka mundur ë të ketë më shumë viktima. Kjo pasi që janë shkrepur disa herë armët, derisa në atë kohë numri i kalimtarëve ka qenë i madh.
Nga shkëmbimi i armëve, ka mbetur i vdekur polici Izet Demaj derisa po përpiqej që të pengonte grabitësin Kamer Metaj. E këtë të fundit e vranë kolegët e policit.
Ndërkohë, më vonë janë arrestuar edhe dy të dyshuar, vëllai i viktimës sikur edhe një tjetër i afërm i tij.