Connect with us

LAJME

Vritet me kaçavidë 26-vjeçari në Bulqizë të Shqipërisë

Published

on

Përleshja mes dy të rinjve ka shkaktuar një viktimë në Bulqizë.

Dorjan Mema dyshohet se ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin Dritan Manjani në fshatin Homesh.

Për shkak të plagëve të marra, i plagosuri ndërroi jetë ndërsa autori u largua nga vendngjarja.

Nga të dhënat paraprake mësohet se mes autorit dhe viktimës ka pasur një konflikt të vjetër, që degradoi në krim.

Policia pritet të zbardhë më shumë të dhëna mbi këtë ngjarje të rëndë të ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm. /tv.klan