Një person është vrarë sonte në “Rrugën C” në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për medie se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, ku një person ka vrarë një tjetër.
Ndërkohë që, kryerësi i veprës ende nuk është identifikuar nga organet e rendit, njejtë edhe personat tjerë që kanë mundur të jenë të përfshirë në rast.
“Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete. Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, tha zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Gashi.