Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Kosova nuk do të përmbush obligimin e saj ndaj formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Kështu ka deklaruar Vuèiq para mediave pas takimit në Bruksel me Kryeministrin Kurti, të ndërmjetësuar nga BE-ja, shkruan RTS.
“Unë do të thoja se jam shumë i shqetësuar, sepse për çështjen kyçe, formimin e Asociacionit është e qartë se Prishtina nuk dëshiron ta përmbushë obligimin. Është e qartë për mua, ne kemi arritur në mur. Ishte e qartë që nga momenti kur u prezantua drafti i statujës”, tha Vuçiq.
Krahas kësaj, i njëjti ka deklaruar se BE-ja doli me propozim, por pala kosovare refuzoi.