Connect with us

BOTË

Will Smith bën publike mendimet e errëta që kishte për babanë e tij

Published

on

Aktori Will Smith ka zbuluar një pjesë të errët në jetën e tij duke përfshirë marrëdhënien e ndërlikuar që kishte me të atin.

Në “Will”, nga 9 nëntori, ylli e përshkruan babanë e tij si një burrë me dualitet.

“Babai im ishte i dhunshëm, por ai ishte gjithashtu në çdo lojë dhe recital. Ai konsumonte alkool, por ishte esëll në çdo premierë të secilit prej filmave të mi”, shkroi ai, sipas një fragmenti të theksuar nga revista People

Në një histori që Smith tregon kur ishte 9 vjeç kishte parë babanë e tij “të godiste të ëmën në anën e kokës aq fort sa ajo u rrëzua”.

“E pashë atë të pështynte gjak”, shkruan ai. “Ai moment në atë dhomë gjumi, ndoshta më shumë se çdo moment tjetër në jetën time, ka përcaktuar se kush jam unë”.

Babai i Smith vdiq në vitin 2016, afërsisht 16 vjet pasi prindërit e aktorit u divorcuan.

Ylli amerikan u kujdes për babanë e tij kur ai ishte i sëmurë, por pranon se incidenti e përndiqte atë edhe atëherë.

“Si fëmijë i thoja gjithmonë vetes se një ditë do të hakmerresha për nënën time. Se kur të isha mjaftueshëm i madh, kur të isha mjaft i fortë, kur të mos isha më frikacak, do ta vrisja”, ka shkruar ai.

Një ditë, ai e gjeti veten duke ndaluar në majë të disa shkallëve, ndërsa po e çonte me rrota të atin drejt banjës dhe përjetoi një mendim të errët.

“Unë mund ta shtyja atë dhe të shpëtoja lehtësisht me të”, shkruan ai. “Ndërsa dekadat e dhimbjes, zemërimit dhe pakënaqësisë u tërhoqën më pas, unë tunda kokën dhe shkova në banjë”./Teleskopi.info