Connect with us

KOSOVË

Ymeri: Ligji nuk parasheh që orët e humbura në grevë të zëvendësohen

Published

on

Nga 14 janari, të gjitha institucionet e arsimit të mesëm dhe fillor kanë hyrë në grevë, me të vetmen kërkesë rritjen e pagave për 30 për qind. E që nga fillimi i grevës deri më sot, janë humbur shumë orë mësimore. Zyrtarë të SBASHK-ut theksuan se ligji për grevat parasheh që të gjitha orët e humbura në kohë të grevës nuk zëvendësohen. Ndërkaq kryeministri, Ramush Haradinaj dhe Ministria e Arsimit kanë bërë të ditur se orët e humbura duhet të kompenzohen.

Greva e mësimdhënëseve e cila ende vazhdon ka shkaktuar shumë orë të humbura. Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar Arsimit Shkencës dhe Kulturës, tha për Radio Kosovën se ligji për grevat nuk e parasheh që orët e humbura në kohë të grevës të zëvendësohen.

“Fjalën përfundimtare për orët e humbura do japin mësimdhënësit. Me të gjitha ligjet dhe të drejtat ndërkombëtare dhe vendore as një herë orët e humbura  jo vetën në arsim por as në sektor të tjerë nuk zëvendësohen. Prandaj arsimtaret deklarohen vet se duan ti zëvendësojnë orët e humbura, dhe deri në këto momente nuk kemi ndonjë lëvizje nga institucionet se do të ketë tërheqje të ligjit apo diçka tjetër”,tha Ymeri.

Ndërkaq, kryeministri, Ramush Haradinaj ka bërë thirrje për ndërprerjen e grevës sepse oferta që iu është bërë është mundësia e vetme që ka qeveria. Ai ka theksuar se asnjë orë e humbur e mësimit nuk do të mbetet pa u kompenzuar.

“ Unë nuk do të insistoj në as një veprim ma tutje sa ju përket msimdhësesve dhe vetëdijes se tyre.  Një gjë ju garantoj mësimdhënësve se as një orë e humbur nuk do të mbetet pa e zëvendësuar. Ma është ti kthehen procesit mësimor tash se sa të ju humbura duke i zëvendësuar, pra duhet të kthehen sepse rritja që ju është ofruar është e respektueshme”, ka theksuar Haradinaj.

Po ashtu, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në një përgjigje përmes postes elektronike i tha Radio Kosovës se të gjitha orët e humbura në kohë të grevës do të zëvendësohen.

Mësimdhënësit në Kosovë po shprehin pakënaqësitë  ndaj draft-ligjit të ri të pagave. Në këtë draft-ligj koeficienti i tyre i pagave është 1,80 për nivelin parashkollor deri në 2,3 për mësimdhënësit e nivelit të mesëm. Draft-ligji i pagave i ka renditur të fundit mësimdhënësit në koeficientin e pagave të sektorit publik. Kërkesa e mësimdhënësve është rritja për tridhjetë për qind  e koeficientit.

Continue Reading