Sot pritet të zbulohet shtatorja e heroit të kombit Fahri Fazliu.
Zbulimi i shtatores do të bëhet duke filluar nga ora 12:00, në Obiliq.
“Komuna e Obiliqit ka njoftuar se të premten në orën 12:00 bëhet zbulimi i shtatores së heroit të kombit Fahri Fazliu. Ceremonia e zbulimit të shtatores do të bëhet në sheshin që do të bartë emrin e heroit “Fahri Fazliu” në Obiliq”, thuhet në njoftim./Teleskopi/