Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot, pas takimit që pati me liderët e vendeve afrikane në Kiev, se bisedimet e paqes do të jenë të mundshme vetëm pasi Rusia të tërheqë trupat e saj nga territoret e pushtuara ukrainase, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.
“Ne kemi nevojë për paqe të vërtetë, një tërheqje reale të forcave ruse nga toka jonë”, tha Zelensky ku ka bërë thirrje liderëve afrikanë të bashkohen në një samit global të paqes.
Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa bëri thirrje për de-përshkallëzimin nga të dy vendet në një konferencë të përbashkët shtypi me Zelensky.
“Duhet të ketë de-përshkallëzim nga të dyja palët,” tha Ramaphosa, i cili është pjesë e një delegacioni të liderëve afrikanë që përpiqen të ndërmjetësojnë midis Moskës dhe Kievit./abc