Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj përmes një postimi në facebook ka reaguar për gjendjen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Zemaj ka deklaruar se derisa Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë po synon t’i rehatojë apetitet e militantëve në Bordin Drejtues të SHSKUK-së, QKUK sipas tij ka mbetur në gjendje të mjerueshme.
Këtij reagimi Zemaj ia ka bashkëngjitur një fotografi të ambulancave specialistike në QKUK, ku zakonisht numër i madh i pacientëve presin në radhë për të kryer vizita tek mjekët.
“Derisa Qeveria dhe MSh ti rehatojnë apetitet e individëve militant politik me konflikt interesi për antar të Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar dhe poashtu këtë institucion e lënë me ushtrues detyre, sot, kjo është gjendja e mjerushme e menaxhimit në QKUK”, ka shkruar Zemaj.