Zëvendësministri i zhvillimit ekonomik, Gani Koci, ka kundërshtuar kryeministrin Ramush Haradinaj pas fjalëve që tha dje për profesorin universitar Blerim Rexha.
Sipas Kocit, ky i fundit është i ndershëm, por që kryeministri Haradinaj është lajthitur nga këshilltari i tij, që Koci shton se ishte ruajtës i banesës së një serbi e që kishte një të kaluar të keqe në Prishtinë.
Ky është postimi i Kocit:
“Blerim Rexha është njeriu më i respektuar i botës akademike!
Të rënda dhe të pavend e të paargumentuara janë cilësimet dhe akuzat e juaja zotëri Kryeministër. Po ju lajthisin ata qe i ke për rreth! Kujdes nga ata/ai këshilltar që ruante banesen e Radulloviqit në Dardani e që ky far Radulloviqi na tmerronte ne e femijtë tanë me krismat e pushkomitralozit edhe para fillimit të luftës së UÇK-së!!! ( Unë nuk jam i pas luftës në Prishtnë, i njoh shumë nga ata qe u ke për rreth edhe para jush!)
Nëse Blerimi “qenka hajnë ordiner”, hulumto pak kush po përfiton hajnisht pas shkarkimit të Bordit të akreditimi”!