Një vajzë është zhdukur në Prishtinë ka njoftuar policia e Kosovës.
Sipas tyre vajza është zhdukur që nga data 10 gusht dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet.
“Ankuesja femër kosovare me datën 17.08.2023 ka raportuar se viktima femër kosovare me datën 10.08.2023 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.