​Mungesa e vëmendjes së duhur për fëmijërinë e hershme ka bërë që niveli i përfshirjes së kësaj kategorie të fëmijëve në edukim dhe zhvillim të jetë i ulët në Kosovë.

Kështu u tha në konferencën ndërkombëtare dy ditore “Fuqizimi i Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme”e organizuar nga Save the Children në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Institutin Pedagogjik, ku u kërkuar që qeveria e ardhshme ta ketë prioritet edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve në moshë të hershme.

Drejtoi i Save the Children për Kosovëm, Ahmet Kryeziu tha se kanë arritur të rrisim cilësinë dhe dispomnueshmërinë e shërbimeve për fëmijëri të hershme.

Derisa ofron mbështetje për institucionet e Kosovës, Kryeziu theksoi se me qëllim të qasjen në shërbimet për kujdes dhe zhvillim të fëmijëve në moshë të re duhet mbështetje më e madhe për fëmijët e familjeve të varfëria, komuniteteve romë dhe ashkalinj në Kosovë.

Labëri Luzha nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, tha se edhe Kosova ballafaqohet me mungesë të ofrimit dhe qasjes në shërbimet për zhvillim dhe edukim në fëmijërinë e hershme.

Ndonëse Kosova ka bërë përparim në këtë aspekt përmes hartimit të legjislacionit, Luzha theksoi se sfidë për vendin tonë mbetet përfshija e fëmijëve në shërbimet e kujdesit të zhvillimit dhe edukimit të hershëm.

Ajo kërkoi që të ketë një program të duhur edukativ dhe bashkëpunimi ndër institucional.

Edhe Merita Vuthaj nga Ministria e Shëndetësisë kërkoi investim më të madh në shërbimet shëndetësore për fëmijët në moshën e hershme pasi siç tha ajo sfidë mbetet edhe vdekshmëria e madhe e foshnjave në Kosovë.

Ajo tha se si ministri kanë arritur të shtrijnë vizitat nëpër shtëpi në 22 komuna dhe të trajnoi mbi 600 punëtorë mjekësor, social e edukatorë.

Hillen Francke nga zyra e BE-së në Kosovë, vlerësoi se për shkak të mos përkushtimit sa duhet për edukimin e fëmijëve në moshën e hershme kanë rezultuar edhe rezultatet e PISA-s.

Sipas saj, në Kosovë ekziston një hendek i madh në mes të shkathtësive që mësohen në shkolla dhe tregun e punës.

Përfaqësuesja e BE-së kërkoi që plani strategjik i hartuar për fëmijërinë e hershme të merret parasysh pasi siç vlerëson, ajo ai nuk ka gjetur zbatim deri më tani.

Ndërsa, drejtori i Institutit Pedagogjik të Kosovës, Nezir Çoçaj tha se ky instituti ka synim investimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm në sistemin arsimor të hershëm duke ngritur në nivel bashkohor dhe standardeve  bashkëkohore.

Ai tha se instituti ka bërë hulumtime për edukimin parashkollor që ndikojnë në ngritjen e cilësisë së edukimit tek fëmijët.

Në konferencë pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të të gjitha institucioneve dhe profesionistë të fëmijërisë së hershme.

Konferenca ndërkombëtare “Fuqizimi i Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme” do vazhdoj edhe gjatë ditës se nesërme.