Takimi i kryeministrit Albin Kurti po vazhdon të mbahet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërkohë që nga takimi tashmë ka dalë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Takimi i Kurtit me kryetarët e opozitës po mbahet pas situatës në veri për shkak të daljes nga institucionet të Listës serbe.
Pas daljes nga takimi me kryeministrin, Haradinaj tha se kryeministri “po mbante ligjërata e nuk po e sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën”.
“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë”, ka shtuar ai.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti një ditë më parë tha se situata aktuale është një përpjekje e dobët e Beogradit për të zëvendësuar dialogun me destabilizimin./Teleskopi.info