Connect with us

KOSOVË

Edhe inspektorët shëndetësor futën në grevë për rritje të pagave

Published

on

Të gjithë inspektorët shëndetësorë kanë hyrë në grevë për të kërkuar rritje të pagës mujore.

Inspektorët konsiderojnë se janë kategoria më së paku e paguar në sistemin shëndetësor.

Ata thonë se është jo e rregullt që një inspektor të paguhet me nivel page të njëjtë me infermierët.

Në letrën e siguruar nga kallxo.com me të cilën ata i janë drejtuar Ministrit të Shëndetësisë Uran Ismailit thuhet se i gjithë stafi i inspektoriatit me datën 21 do të bëjnë një grevë paralajmëruese.

“ Arsyeja e organizimit të grevës është  moszbatimi i dispozitave ligjore të cilat mbrojnë insteresin e punëtorëve. Nuk bëhet trajtimi i Inspektorit Shëndetësorë me pagë në pajtim me kriteret e konkursit për inspektorë shëndetësorë”, thuhet në reagimin e tyre.Inspektorët paralajmërojnë që greva do të vazhdojë nëse kërkesat e tyre nuk do të realizohen.http://lajmi.net/wp-content/uploads/2019/01/Capture-60.png

Continue Reading