Connect with us

LAJME

Rreth 400 persona kanë vdekur duke tentuar të bëjnë ‘selfie’

Published

on

Sipas pohimeve të bëra nga shkencëtarët konstatohet se shumica e vdekjeve vijnë si pasojë e rrëzimeve, pasi nga 379 persona që humbën jetën, 219 lanë jetën e tyre duke rënë nga lartësia, shkruan gazeta Blic.

Janë të habitshme dhe njëkohësisht shqetësuese të dhënat e dala nga një studim spanjoll, sipas të cilës rreth 400 persona në të gjithë botën, kanë ndërruar jetë duke bërë selfie.

Studimi është realizuar mbi të dhënat e grumbulluara nga një hark kohorë prej 13 vitesh. Nga janari 2008 deri në korrik 2021, të paktën 379 njerëz dhanë frymën e fundit duke pozuar në celularët e tyre për një selfie.

Shkaqe të tjera kryesore të vdekjes janë aksidentet me makina dhe trena, si dhe mbytja.

Continue Reading