Varësia që krijohet nga lojërat elektronike (video-game) hyri zyrtarisht në listën e sëmundjeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të zhvilluar në Gjenevë, vendet anëtare votuan në favor të miratimit të ri të Klasifikimit Statistikor Ndërkombëtar të Sëmundjeve dhe Problemeve Shëndetësore, që përmban për herë të parë sëmundjet e çrregullimeve prej lojërave elektronike.

Teksti i ri, i cili do të jetë në fuqi nga 1 janari 2022, përmban përkufizime dhe kode për mbi 55 mijë sëmundje dhe kushte patologjike dhe përdoret për standardizimin e diagnozës.

Çrregullimi nga video-game përkufizohet si një seri sjelljesh të vazhdueshme dhe të përsëritura të lidhura me lojën, si në internet ashtu edhe offline, të manifestuara nga mungesa e kontrollit mbi lojën, përparësi gjithnjë në rritje tek lojërat deri në pikën që kjo të bëhet më e rëndësishme se sa aktivitetet e përditshme.

Pra, një përshkallëzim i vazhdueshëm i lojërave, pavarësisht nga ato negative personale, familjare, sociale, arsimore, punësimi apo fusha të tjera të rëndësishme, dominon personin duke i dhënë vartësi prej tyre.