Connect with us

SIGURI

Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Turqi

Published

on

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Antalia të Turqisë.

Xhudistja jonë mposhti në finale Otgontsetseg Galbadrakh të Kazakistanit, duke e hedhur me Ippon, 9 sekonda para fundit, kategoria deri në 48 kilogramë.

Distria deri tek e arta erdhi pas katër lufërave, të gjitha të fituara me Ippon.

Në raundin e dytë (të parin e kaloi pa luftë), Krasniqi mundi Gulkader Senturk të Turqisë, ndërsa në çerekfinale e mposhti sërben Andrea Stojadinov. Viktimë e Krasniqit në gjysmëfinale ishte Yujeong Kang e Koresë së Jugut.

Kësisoj, Distria Krasniqi fitoi 700 pikë olimpike për “Tokio 2020”. Ajo është e vetmja garuese nga Kosova në Grand Prixin e Antalias. Vitin e kaluar, Distria kishte fituar medaljen e artë, por në kategorinë -52 kg.

Continue Reading