Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka lavdëruar sulmuesin argjentinas Paulo Dybala-n, raportojnë mediet italiane.
Dybala është cak i top-klubeve evropiane, por tekniku italian nuk beson se lojtari do të largohet nga Torino. Allegri thotë se është i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion.
“Dybala? Do të bëhet një lojtar i madh”, tha Allegri.
“Në përgjithësi jam i kënaqur më ekipin që kam”, theksoi strategu italian.