Connect with us

SPORT

Ancelotti: Po përgatitemi ta ndalim një skuadër të pandalshme

Published

on

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se po përgatit skuadrën për të ndalur Manchester Cityn, një skuadër, sipas tij, duket e pandalshme.

Real Madrid dhe Manchester City takohen të martën në kuadër të gjysmëfinales së parë të Champions League.

“Të jemi të vetëdijshëm se ndeshja vendimtare do të jetë ndeshja e dytë. Kështu që qëllimi ynë është të udhëtojmë në Manchester me një avantazh të vogël. Ne duhet të luajmë mirë për të sjellë presionin në anën e tyre në ndeshjen e dytë”, ka thënë Ancelotti në një konferencë për shtyp të hënën. “Ne po përgatitemi të ndalojmë një ekip që duket i pandalshëm”.

Real Madrid ka tiumfuar të shtunën ndaj Osasunës 2-1 për të fituar titullin e Kupës së Mbretit. Manchester City nuk ka humbur në njëzet ndeshje në të gjitha garat. Dy skuadrat ishin ndeshur edhe në edicionin e kaluar në fazën nokaut, ku Real e kishte eliminuar Cityn./rtk

Continue Reading