Kroacia ka publikuar listen e lojtarëve të grumbulluar për Botërorin që pritet të fillojë këtë muaj në Katar.
Nga lista e lojtarëve të grumbulluar vërehet mungesa e lojtarit të Milanit, Ante Rebic.
Sipas burimeve në Kroaci arsye e mospërfshirjes së 29 vjeçarit në listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë Kroacionë është bërë një zënkë mes tij dhe trajnerit Zlatko Dalic.
Besohet se Rebic ka fyer Dalicin çka ka bërë që ky i fundit të mos e thërrasë fare për ndeshjet e Kupës së Botës.
Botërori këtë vit mbahet në Katar, dhe ndryshe nga herët tjerë, do të fillojë nga 20 nëntori/Teleskopi.info