Skuadra e Ligës Premiere, Arsenal, ka rënë dakord për kushtet e transferimit të Kai Havertz nga Chelsea.
Drejtuesit e “Topçinjve” do të paguajnë 65 milionë funte për transferimin, teksa përfaqësuesi gjerman ka rënë dakord më parë për kushtet personale.
Sipas mediave në ishull, Arsenali do të paguajë 62 milionë funte, dhe tre milionë shtesë përmes bonuseve.
Më herët për Kai Havertz kishte shfaqur interesim Real Madrid, por ai u anulua pasi Chelsea kërkoi një dëmshpërblim të madh për realizimin e transferimit