Distria Krasniqi ka mbetur pa medalje në Kampionatin Botëror “Doha 2023”.
Ajo në luftë për medaljen e bronztë u mposht nga xhudistja italiane Odette Giufrida.
Kosovarja u ndal në gjysmëfinale nga njëra prej xhudisteve më të mira në botë, Uta Abe.
E arta olimpike raundin e parë e kaloi pa luftë.
Derisa në të dytën e mposhti gjermanen, Mascha Ballhaus.
E në të tretën, e mundi edhe belgen Amber Ryheul.