Connect with us

SPORT

Gashi: Përkrahja për federatat e sportistët është rritur 100%

Published

on

Dy milionë e 800 mijë euro do të jetë mbështetja financiare, për sportistët, federatat e sportet kosovare, për vitin 2019. 

Ministri i Kulturës Rinis dhe Sportit Kujtim Gashi tha se kjo rritje e buxhetit është për 100 për qind. E nëpërmjet dy vendimeve ministri ka caktuar vlerën financiare për poentimin e pikëve për sportet kolektive dhe individuale.

Poentimi për sportet kolektive dhe individuale bëhet në katër grupe: A,B,C dhe D. Ministri Gashi duke përmendur  medaljet që ia sollën shtetit sportistët kosovarë, ka vendosur që buxhetin për federatat, dhe për sportistët ta rrisë për 100 për qind. Ai tha se që nga paslufta, viti 2018 ka qenë më i suksesshmi, sa i përket zhvillimeve në sport.

Për grupin D, vlera e pikës tha se do të mbetet e njëjtë, ashtu si në vitin e kaluar, 800 euro. Tek kategorizimi i trajnerëve dhe sportistëve tha se ka pasur edhe këtu një rritje. Ku për sportistët vlera e pikës është 150 euro,  të njëjtën vlerë të pikës kanë edhe trajnerët.

E këto rritje, Gashi tha se kanë një objektiv. Gashi mes tjerash ka deklaruar se kjo rritje e mbështetjes financiare, gjatë këtij viti është paraparë të jetë dy milionë e 800 mijë euro.

Continue Reading