Cristian Volpato ka refuzuar ftesën e trajnerit të Australisë, Graham Arnold për Kupën e Botës Katar 2022.
Talenti i Romës, protagonisti absolut i ndeshjes kundër Veronës ku dha një asist dhe shënoi golin e dytë në Serie A, në fakt ka lindur në Camperdoën, një periferi të Sidneit.
Të hënën më 8 nëntor, trajneri i Australisë ka nxjerrë listën me 26 lojtarët që do të nisen drejt Katarit. E mes tyre mund të ishte edhe Volpato, i cili megjithatë preferoi të refuzonte ftesën e trajnerit australian.
“Dje i thashë se ishte në mesin e 26 të thirrurve për Kupën e Botës. Ai u përgjigj se donte të mendonte dhe të fliste me njerëzit e afërt, të përpiqej të kuptonte se çfarë ishte më e mira për karrierën e tij. Më vonë ai vendosi të refuzonte mundësinë për të luajtur për Australinë në Katar”,-tha trajneri për mediet vendase.
Për rrjedhojë, Volpato do të mund të luajë sërish për Italinë.
“Ishte vendimi i tij. Cristian nuk donte të merrte një vendim kaq të rëndësishëm në këtë pikë të karrierës së tij dhe kjo është në rregull.”-shtoi ai.
Futbollisti i skuadrës Romës deri më tani ka veshur fanellën e Italisë në skuadrat e të rinjve të U-19 dhe U-20./Teleskopi.info