Kombëtarja e Kosovës e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kundër Rumanisë, e cila zhvillohet të premten në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Sipas një njoftimi nga Federata e Futbollit e Kosovës, në këtë seancë ka stërvitur edhe Edon Zhegrova, i cili ka vuajtur nga një lëndim, por që pas angazhimit të madh të tij dhe stafit mjekësor gjatë ditëve të kaluara ka arritur të kryejë pa pengesa stërvitjen e sotme. Atmosfera në kampin e Dardanëve është mjaft e mirë dhe të gjithë presin që nesër të kenë paraqitje të mirë dhe me përkrahjen e tifozëve të arrijnë t’i gëzohen fitores së parë në këtë cikël kualifikues.