Connect with us

SPORT

Liverpool me rekord: I pari klub me 100 mln euro fitim

Published

on

Liverpool duket se do të vendosë një rekord të ri në aspektin financiar në Premier League.

Sipas tabloidit britanik ‘Daily Mail’, klubi i The Reds pritet të regjistrojë një fitim para tatimit prej 100 milionë Eurosh duke u bërë klubi i parë që e pasqyron një shifër të tillë në bilancin financiar.

Gjithnjë sipas këtij tabloidi që i referohet edhe ‘Inside Ëorld Football’, këtë fitim Liverpooli e siguroi fillimisht nga shitja e Philipe Coutinhos te Barcelona për vlerën e 160 milionë Eurove si dhe nga shpërblimi i përfituar nga UEFA në Ligën e Kampioneve prej 81.3 milionë Eurosh, me skuadrën e Jurgen Klopp që arriti deri në finale ku u mund 3-1 nga Reali i Madridit.

Me këtë të dhënë, Liverpooli thyen rekordin e vendosur më parë nga Leicester me një fitim para tatimit prej 92.6 mln Paund të regjistruar në sezonin 2016-2017.

Continue Reading