Debutim me gol për Leo Messin me fanellën e Inter Miami.
Në stadiumin Dvr Pnk në Fort Lauderdale, “Pulce” firmosi golin e fitores për amerikanët kundër meksikanëve të Cruz Azul në ndeshjen e Leagues Cup, gara mes skuadrave nga Liga e Meksikës dhe MlLS që jep akses direkt në Ligën e Kampionëve Concacaf.
Goli përfundimtar 2-1 erdhi në minutën e 94-të me një goditje dënimi magjike nga Messi.
“E pashë golin, e dija se duhej të shënoja. Ishte mundësia e fundit e ndeshjes dhe e desha”, tha shtatë herë fituesi i Topit të Artë dhe kampion bote me Argjentinën në një intervistë në fushë gjatë festimeve pas ndeshjes.
“Është një film që e kemi parë më parë”, tha trajneri i Inter Miami, Tata Martino.
“Është një moment i veçantë për këtë vend dhe për kampionatin. Dhe është një moment i madh krenarie për ne”, theksoi David Beckham – pronar i klubit së bashku me Jorge Mas dhe Jose Mas, të cilët pritën Messin teksa ai doli nga fusha për ta uruar.
Mbi 20 mijë personat e pranishëm në stadium e pritën me gëzim të madh “Pulce” që gjatë stërvitjes në interval, para se ai të futej në fushë.
Shumë yje të pranishëm në tribuna për të parë debutimin e Messit. Mes tyre fenomeni i NBA-së Lebron James dhe kampionia e tenisit amerikan Serena Williams.
‘Mbreti’ James dhe Messi u përshëndetën me njëri-tjetrin me një përqafim të gjatë para se skuadrat të hynin në fushë. As Kim Kardashian, e cila ka një djalë që është një adhurues i madh i Messit, nuk e ka humbur takimin.