Connect with us

SPORT

Milan në finale të kupës së Italisë

Published

on

Skuadra e Milanit ka kaluar në finale të Italisë, pasi që e mposhti skuadrën romake të Lazios. Rezultati pas 90 minutave iahte 0 me 0, derisa as në vazhdime nuk pati fitues. Pas gjuajtjes së penaltive, milanezët dolën fitues, edhepse ishin në disavantazh pas humbjes së dy penaltive të para.

Portieri kryesor i Lazios, shqiptari Tomas Strakosha arriti që të mbrojë dy penallti, por që më pas edhe ai i Milanit, Donaruma i tregua i suksesshëm.

Tani, Milan në kuadër të finales së kupës së Italisë do të ndeshet me Juventusin, që sobte e mposhti Atalantën me rezultat 1 me 0.

Continue Reading