Connect with us

SPORT

Milani për gjynah, humb sërish

Published

on

Dështimet nuk kane të ndalur për klubin e madh. Humbi nga Torino por tani humbi edhe nga Fiorentina, Milani nuk po mundet që të rikthehet në formën e tyre më të mirë.

Nga penaltia shënoi golin e parë për Fiorentinën Pulgar në minutën e 14’mirëpo fati i keq për Milanin vazhdoi pasi që në minutën e 55 Musacchio u ndëshkua me karton të kuq dhe kështu mbetën me një futbollist më pak.

 

 

Fiorentina e shfrytëzoi epërsinë e lojtarëve pasi që në minutën e 66’ shënoi Castrovilli mirëpo Chiesa në minutën e 70’ nuk arriti të shënoj nga penaltia por këtë penalti të humbur e përmisoi Frank Ribery pasi që edhe ai arriti të shënoj gol në minutën e 78’.

Por dy minuta pas golit të Ribery edhe Milani arriti ta shënoj golin e nderit në këtë ndeshje përmes Leao  pasi u asistua nga Hernandez.

Continue Reading